OJQ-të kritika partive për nisjen para kohe të fushatës

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Partitë politike edhe në këtë vit zgjedhor, kanë nisur para kohe fushatën parazgjedhore. Sipas organizatave joqeveritare, fushata për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars të këtij viti ka filluar shumë kohë para 4 marsit, ditës kur zyrtarisht Maqedonia hyn në fushatën 18 ditore parazgjedhore. Xhabir Deralla, kryetar i OJQ 'Civil' thekson se euforia e fushatës mbizotëron në vend madje që nga fillimi i vitit të kaluar.
"Sa i përket vetë ciklit parazgjedhor, vetë fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoni ka filluar në fillimin e vitit të kaluar. Prej atëherë e deri tani, fjalori i urrejtjes është vazhdimisht i pranishëm në materien të cilën e shfaqin partitë politike publik", ka theksuar Xhabir Deralla nga Qendra për liri 'Civil'.
Sipas Darko Aleksovit, kryetar i Asociacionit 'Most', subjektet politike shfrytëzojnë zbrazëtirat në Kodin Zgjedhor, ku nuk definohet qartë se kush dhe si sanksionon fushatën në periudhën mes shpalljes së zgjedhjeve dhe konfirmimit zyrtar të kandidatëve për kryetar komunash.
"Edhe pas 10 vitesh debat rreth faktit se çfarë është fushatë zgjedhore dhe prej kur duhet të fillojnë aktivitetet e tilla, në Kodin Zgjedhor, më saktë në nenin 69A, akoma nuk është rregulluar qartë së çfarë mund të bëhet në periudhën mes ditës së shpalljes së zgjedhjeve dhe fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore. Për shkak të faktit që kandidatët nuk janë të konfirmuar nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, kjo nuk mund të cilësohet si fushatë zgjedhore edhe pse aktivitetet që bëhen nga ana e partive politike janë pikërisht fushatë zgjedhore", deklaroi Darko Aleksov nga Asociacioni qytetar 'Most'.
Edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor konfirmon mungesën e dispozitave ligjore që duhet të përkufizojnë organet kompetente që duhet të monitorojnë sjelljen e partive politike në intervalin mes shpalljes së zgjedhjeve dhe konfirmimit të kandidaturave. Nga KSHZ-ja thonë se ata, janë kompetent të mbikëqyrin sjelljen e kandidatëve dhe subjekteve politike apo koalicioneve vetëm pas konfirmimit zyrtar të kandidaturave. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form