Kjo është historia e Artes Dybeli, djali 25 vjeçar i cili mbeti i plagosur në demonstratën e 21 janarit të vitit 2011, i cili sjell sot për herë të parë dëshminë e tij. Për fatin e tij të mirë Artesi nuk është përkëdhelur nga hija e vdekjes, por për fatin e tij të keq nuk u vu në vëmendje për fatkeqësinë që i ndodhi. Çudia qëndron në faktin se asnjë nga institucionet e drejtësisë nuk kanë marrë dëshminë e tij, edhe pse prej dy vjetësh vijon procesi gjyqësor për tragjedinë e 21 janarit.
A1 Report udhëtoi dhe e takoi nga afër Artesin, ku aktualisht vazhdon studimet në Kamzës. Ai përshkruan momentin se si ishte gjendur në atë demostratë. Artesi na tregon se edhe pse datëlindja e tij është me 8 janar ai feston me 21 janar, si një rilindje të dytë pas asaj fatkeqësie.
Edhe pse nesër mbushen 2 vjet nga demonstrata e 21 janarit, 25-vjeçari jeton me fatin e të mbijetuarit mes Laknasit vendit ku banon, shkollës dhe punës.