Mjekët që ishin në grevë, mbetën në qorrsokak

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Mjekët nga Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike dhe nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori" nuk do të nënshkruajnë aneks-marrëveshjen kolektive që e përpiluan ministri i Shëndetësisë dhe dega e sindikatës. Ata shprehen se në periudhën parazgjedhore greva nuk do të aktivizohet ndërsa negociatat do të vazhdojnë. Për marrëveshje të re shpresojnë pas zgjedhjeve. Për aneks-marrëveshjen që ishte arritur ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe degës së sindikatës shprehen se është e papranueshme pasi me të zvogëlohen të drejtat e përfituara me marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Megjithatë, tani do të punojnë sipas modelit të pagesës së kontributit që Ministria e kontraktoi me degën e sindikatës.

"Në këtë moment do të punohet sipas modelit. Një prej ndryshimeve të modelit të pagesës sipas kontributit të parashikuar, sipas këtij aneksi të marrëveshjes kolektive, është edhe përllogaritja kuartale ose tremujore e pagës. Kjo me siguri do të funksionoj në këtë moment, mirëpo siç thash gjatë këtyre muajve do të zhvillohen negociatat ashtu që mund të ketë ndryshime në këtë pjesë dhe të ketë plotësim të modelit", tha Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.

Nga Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike shprehen se te pagat nuk do të ketë ndryshime meqë nuk do të nënshkruajnë marrëveshje të reja individuale. Sekretari i tyre sqaron se me marrëveshjen e tanishme që e kanë, pagat e tyre janë më të larta se ato që i ka kontraktuar sindikata e degës.

"Ne kemi marrëveshje tonën kolektive, individuale, ku janë më të mëdha koeficientet themelore për sendërtim, për kompensim të pagave. Nga kjo pikëpamje secili që do të nënshkruajë nga pjesa e sindikatës sonë një aneks marrëveshje të këtillë kjo do të thotë se do të përballet me zvogëlimin e pagave menjëherë", tha Sllobodan Georgievski, sekretar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.

Rritje të pagave me aneks-marrëveshjen kolektive do të kenë specialistët nga mbrojtja sekondare shëndetësore, por, jo edhe specialistët nga niveli terciar i klinikave. Nga sindikata e pavarur e Qendrës klinike publikuan edhe atë se para se të nënshkruhet aneks-marrëveshje kolektive të enjten më 10 janar, e njëjta tashmë në mëngjesin e po asaj dite ishte publikuar në gazetën zyrtare. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS