Në vitin që po kalon u ballafaquam me shumë sfida, ndryshime, reforma dhe risi, suksese, por edhe momente të pakëndshme. Maqedonia mori raport pozitiv nga Komisioni Evropian por jo edhe datë për fillim të negociatave,por vendi mbetet i përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit të në NATO dhe BE. Kështu u shpreh në fjalimin e fund-vitit Kryeministri Nikolla Gruevski. Sa i përket politikës së brendshme, Gruevski u shpreh se krahas sfidave të shumta me të cilat është përballur, vendi ka dëshmuar se ka kapacitet dhe potencial për ti tejkaluar situatat e vështira dhe për të gjetur zgjidhje. Duke u përqendruar në zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë Gruevski tha se u parandalua përpjekja për pushtimin e institucionit më të lartë ligjvënës dhe rrënimi i demokracisë. Megjithatë i bëri thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend.
"Në fund të vitit Maqedonia pati një ditë të vështirë dhe të pakëndshme kur u parandalua përpjekja për pushtimin e Parlamentit dhe shkeljen e vullnetit të votuesve nga zgjedhjet e fundit parlamentare para një viti e gjysmë. Për fat edhe pse me pasoja për imazhin e shtetit, Maqedonia nuk lejoi rrënimin e demokracisë së ndërtuar gjatë dhe pushtetin e zgjedhur legjitim në zgjedhje të lira dhe korrekte, as bllokimin e vendit dhe dëmtimin e qytetarëve me mosvotimin e buxhetit. Bartësit e këtij akti jodemokratik kanë mundësi që të kthejnë një pjesë të prestigjit të humbur të vendit nëse së shpejti kthehen në Parlament dhe marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat duhet dhe do të jenë si ato paraprake, korrekte të lira dhe demokratike", deklaroi Nikolla Gruevski, Kryeministër i Maqedonisë.
Ai premtoi se në vitin 2013 Qeveria do të vazhdojë punën me tempo edhe më të fuqishme për zhvillimin e vendit, përmirësimin e jetesës së qytetarëve, por edhe për forcimin e bashkëjetesës mes bashkësive të ndryshme etnike.
"Tempo e cila duhet ta përmirësojë jetën e qytetarëve, të krijojë kushte për hapjen e vendeve të reja të punës, ta evropianizojë Maqedoninë në kuptimin më të mirë të fjalës, ta përforcojë bashkëjetesën midis të gjithëve ne, maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, serbëve, boshnjakëve, vllehëve dhe të tjerëve, midis të krishterëve dhe myslimanëve, në mesin e atyre që mendojnë ndryshe, por që kemi qëllimin e njëjtë - jetë më të mirë dhe Maqedoni më prosperuese. Qëllimi ynë për anëtarësimin në BE dhe NATO mbetet si sfidë e jona, njëjtë si edhe lufta për ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit tonë kombëtar", Nikolla Gruevski, Kryeministër i Maqedonisë.
Në fjalimin e tij, Gruevski mungesën e investimeve të huaja si dhe mosarritjen e rezultateve të pritura në ekonomi i arsyetoi me krizën evropiane. Sikur të mos ishte kriza ekonomike botërore, rezultatet do të ishin shumë më të mira, ka thënë Gruevski i bindur se aktivitetet e shumta lobuese që janë zhvilluara gjatë këtij viti, do të ruzultojmë me sukses në vitin 2013 me hapjen tërheqjen e investimeve të jashtme dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Bedri R...