Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi e quajti të ezauruar raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës.
Vasilika Hysi:?Komisioni konstatoi se deri në afatin e përcaktuar nga konferenca e kryetarëve për zhvillimin e raundit të dytë asnjë kandidaturë për president të Republikës nuk është depozituar në Kuvend?
Pas përfundimit të seancës kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se raundi i tretë do të zhvillohet më 27 prill ora 15:00
Pas mbarimit te mbledhjes Meta e quajti kohë të mjaftueshme për të mundësuar një dialog me opozitën për presidentin me qëllim që presidenti të jetë një figurë sa më konsensuale.
Ilir Meta: Shpresojme se është një kohë e mjaftueshme për të mundësuar një dialog me opozitën për presidentin dhe për të tejkaluar çështjen e klimës për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme
Ne këmbëngulim për bashkëpunim ,dialog konsensus dhe besojmë dhe nuk duam të paragjykojmë reflektimin e opozitës. Shpresojme që dhe opozita të ketë një president që vjen nga bashkëpunimi dhe konsensusi dhe dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/digjet-dhe-raundi-i-dyte-per-zgjedhjen-e-presidentit-asnje-kandidat/