Cërvenkovski: Nuk lëshojmë pe, shkojmë deri në fund

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Nuk ka lëshime, nuk do të ndalemi por do t'i shkojmë deri në fund. Kështu deklaroi sot lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase Branko Cërvenkovski duke folur për ngërçin politik buxhetor. Sipas tij tani është momenti i fundit kur duhet t'i thuhet stop shtetit partiak në të cilin shkelet Kushtetuta, demokracia dhe shteti juridik. Këto komente Cërvenkovski i bëri gjatë hapjes së zyrës komunale në Butel.

"Të nderuar miq tani është momenti i fundit kur duhet të thuhet 'Stop, të ulet trari, të thuhet mjaft, më tepër nuk ju lejojmë'. Tani është momenti kur duhet të luftojmë për ardhmërinë e popullit dhe të mos kemi dilema nëse jo LSDM kush tjetër dhe nëse jo sot kur? Ne në partin tonë jemi të vetëdijshëm për gjithë përgjegjësinë dhe detyrimin që është mbi supet tona, për pritjet e popullit nga ne, në këtë periudhë. Dëshiroj të porosit qartë se ne, atë detyrim do ta realizojmë, atë detyrë do ta kryejmë, jemi të vendosur fuqishëm t'i shkojmë deri në fund, nuk ka lëshime, nuk ka të ndalur. Dëshiroj të porosisë se jemi të bindur fuqishëm se jemi në rrugën e drejtë, drejtësia është në anën tonë, fitorja do të vij", deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

Ai u ndal edhe në komentimin e situatës aktuale të bllokimit në kuvend, ku theksoi i bindur se LSDM-ja nuk është arsyeja e bllokimit, por theksoi se partia në pushtet është ajo që ndjek rrugën e gabuar, duke e çuar vendin në humnerë, një zgjedhje kjo që LSDM-ja e kundërshton gjithmonë. LSDM-ja madje shprehet e bindur se do të fitojë edhe këtë betejë, ashtu edhe zgjedhjet e ardhshme.

"Ata dëshirojnë ta mbajnë pushtetin, me çdo çmim, pa zgjedhur mjete, me forcë, me kërcënime dhe presioni. Me shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve, dhe me frikësime. Pikërisht, këto ditë në parlament, edhe sot në këtë moment, tentojnë ta shkelin kushtetutën, ligjin, dhe rregulloren. Synojnë të instalojnë shtet partiak, të ndërmarrin puç partiak, të shkatërrojnë dhe shkelin demokracinë dhe shtetin juridik në Maqedoni", u shpreh Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

Cërvenkovski theksoi se do të mbetet konsekuent në drejtim të përmbushjes së kritereve për zgjedhje lokale demokratike. Edhe në një intervistë në revistën 'Gragjanski', ai theksonte se opozita do të dalë në rrugë nëse VMRO DPMNE-ja tenton që të falsifikojë vullnetin zgjedhor, qoftë edhe në një komunë'. 'Skenar të tillë nuk dëshirojmë, por nëse jemi të detyruar, do ta bëjmë atë pa asnjë mëdyshje', theksonte Cërvenkovski. Edhe një javë më parë, ai nuk përjashtoi mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve lokale nëse nuk ndryshohet kodi zgjedhor dhe nuk pastrohet lista zgjedhore. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form