Report TV - Tahiri: Estradë! Do të pres deri në fund. Nuk keni parë gjë akoma...

Report TV 2018-05-04

Views 0

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur jashtë dyerve të Kryesisë së Kuvendit, duke paralajmëruar sërish se ?nuk keni parë gjë akoma?. Tahiri tha se barra është më e madhe për atë, por do bëjë durim, pasi e vërteta, sipas tij, do dalë shumë shpejt në dritë.

Duke e quajtur estradë gjithçka ndodhi për më shumë se pesë orë në Këshillin e Mandatave, deputeti u shpreh me tone të ashpra se nuk do të lë rast pa i shkuar deri në fund të vërtetës.
?Besoj se jeni të qartë, e dëgjuat edhe vetë këtë estradë. Gjithsesi le të presim. Jam shumë i gatshëm të pres deri në momentin e fundit, pa lënë asnjë hallkë dhe asnjë shteg. Nuk keni parë gjë akoma, dhe ua them prapë këtë. Bëni durim, siç po bëj unë durim. Barrën e kam shumë më të madhe se ju, por bëni durim. E vërteta do dalë në dritë dhe nuk do vonojë shumë. Nuk do lë rast pa i shkuar deri në fund të vërtetës?, tha Tahiri.

Ndërkohë, mbështetës të shumtë të deputetit, të cilët kanë qëndruar për orë të tëra para Parlamentit, e pritën atë me brohoritje e duartrokitje, teksa la ambientet e këtij institucioni, pas shtyrjes së seancës për nesër në orën 10:00 nga Gramoz Ruçi.

Share This Video


Download

  
Report form