Banorët e Laprakës protestë për energjinë, bllokohet trafiku.f4v

Report TV 2015-08-21

Views 2

Që prej orës 17:00 banorët e zonës së Laprakës në kryeqytet kanë bllokuar rrugën në shenjë protestë ndaj mungesës së energjisë elektrike prej tre ditësh. Ata kërcënojnë se do të qëndrojnë gjatë në rrugë deri sa t'i rikthehen dritat dhe të marrin një përgjigje nga kompania çeke energjetike që operon në Shqipëri CEZ-Shpërndarje, ndësa shprehen se nuk janë debitorë ndaj saj.

Protestuesit kanë bllokuar njërin prej senseve të lëvizjes drejt Zogut të Zi dhe rrugën "Dritan Hoxha", për pasojë është ndaluar qarkullimi i automjeteve, duke shkaktuar bllokimin e gjithë rrugës, deri tek sheshi "Shqiponja", në rrethrrotullimin e Doganës. Trafiku ka shkaktuar shume makina të bllokuara, të cilat kanë pritur në trafik për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Në shenjë proteste banorët kanë ndezur zjarr në kazanët e plehrave të gjendur anë rrugës, ndërsa më herët bllokuan edhe një prej autobuzëve të linjës Qendër-Laprakë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS