Kosova takohet me banorët e Laprakes, afate konkrete për projekte - Albanian Screen TV

Albanian Screen TV 2015-05-01

Views 5

Tiranë - Kandidati PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova u takua me banorët e Laprakës ku dëgjoi edhe shqetësimet e tyre. Problemet me insfrastrukturën dhe mosrespektimi i personave me aftësi të kufizuara, janë dy çështje për të cilat Halim Kosova u angazhua për zgjidhje. Kosova u tha banorëve se ai është si ata, qytetar që kërkon një qytet më të mirë. Kosova shprehu vendosmërinë për t?u qëndruar punëve mbi kokë e për të analizuar e ushtruar përgjegjësi kur projektet nuk ecin si duhet.

"Çdo projekt do të ketë një datë fillimi e një datë mbarimi. Po të ketë një datë fillimi, një datë mbarimi, dhe mbaron kjo e pastaj fillon një tjetër, unë them do të jetë shumë e vlefshme për qytetarët . Afati i përcaktuar dhe i zbatuar me regorizitet. Dhe një gjë të vlefshme për lagjen, për qytetin, për shtëpinë, mos të kthehet në një bezdi të pafund. Unë jam si ju por që kam pranuar disa përgjegjësi më shumë. Do ta shohim me imtësi pse ka ngecur. Janë njerëzit, ata që e kanë marrë përgjegjësinë dhe nuk janë njerëzit e duhur, nuk kanë respektuar afatet, kanë devijuar ndonjë një fond të rrugës ?! Do ti shoh me imtësi dhe të jeni të sigurtë që do t?i bëj parandalimin çdo situate të papëlqyeshme" deklaroi Halim Kosova

Share This Video


Download

  
Report form