Mjekët para qeverisë kërkojnë dorëheqjen e Todorovit

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Qindra mjekë specialistë nga gjithë Maqedonia u mblodhën sërish sot para Qeverisë për të shprehur pakënaqësi nga modeli i pagesës sipas kontributit, dhe lartësia e pagave. Mjekët kërkuan takim me kryeministrin dhe dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov. Në mesin e turmës kishte edhe qytetarë që kishin ardhur për t'u shprehur mbështetjen e tyre mjekëve.

"Ministri i thotë opinionit se nuk ka grevë, ndërsa ndërmerr gjithçka për ta thyer dhe shuar, turpshëm!!! ... Dorëheqje, dorëheqje... Prej këtu i bëj thirrje gjithë opinionit të përgjithshëm të Maqedonisë që të gjykojë vetë se për çfarë personaliteti bëhet fjalë dhe kujt i është besuar shëndeti i qytetarëve dhe siguruesit", theksoi Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.

"Shpeshherë na ndodhë në ambulanca gjatë kujdestarisë të bie telefoni, dhe fillon menjëherë zemra të na dridhet. Ndodh që në telefon na thërrasin për kafe, mirë ama deri në atë moment ne dridhemi. Vetëm mjekët e dinë, vetëm mjekët e dinë se çdo të thotë të bëhesh ujë në djers vetëm për disa sekonda. Vetëm ai që ka përpara jetën e ndonjë pacienti, vetëm ai e përjetonë atë. Por nuk ka as edhe çmim, as me para nuk mund të blihet ndjenja kur dikush të përqafon dhe të thotë faleminderit doktor për gjithçka që bëre për mua", u shpreh Agim Musa, doktor nga Struga.

"Prej dje pasdite patëm një tjetër kërcënimi të ri të ministrit.... filluan të shpërndahen nëpër qytete letra nga ministri për dhënien e deklaratave se kush është e kush nuk është në grevë. Mendoj se kjo situatë do t'u kthehet si bumerang ministrave pasi kolegët tanë që zyrtarisht nuk janë në grevë megjithatë kuptuan se nuk janë objekt i manipulimit dhe nuk pranojnë deklarata për t'u radhitur në njërën apo tjetrën palë", u shpreh Bane Gorgiev, doktor nga Shtipi.

Mjekët morën mbështetje edhe nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura si dhe nga Shoqata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut prej ku u bënë thirrje ministrit dhe kryeministrit që të ulen në tavolinën e negociatave me mjekët e Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.

"Vlerësojmë se greva dhe protesta juaj është e drejtë sepse ju jeni duke kërkuar vetëm atë që ju takon në të gjitha të drejtat dhe konventat ndërkombëtare e asgjë më tepër, ju jeni pjesa më e ndjeshme e shoqërisë sonë e cila kujdeset për shëndetin e kësaj shoqërie. Andaj shteti duhet t'ju siguroj kushte më të mira për punë dhe jetë normale dhe me dinjitet dhe jo të barazoheni me rojtarët e qeverisë apo shërbëtorët e institucioneve", u shpreh Idriz Sinani, Shoqatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ndërkaq, para ministrisë së shëndetësisë, u organizuar një anti protestë, e një numri të vogël mjekësh të cilët ishin të kënaqur nga modeli i pagesës sipas kontributit. Ata iu bënë thirrje kolegëve të tyre të kthehen në ambulanca.

" Bëj thirrje që të kthehemi në ambulancat tona. Jo rastësisht gjendemi para Ministrisë së dikasterit tonë për shkak se konsiderojmë se ka mjaft institucione, mjaft organizata...

Share This Video


Download

  
Report form