Gjeti vdekjen sot në spital Ilir Qefalia, kryefamiljari, i cili së bashku me bashkëshorten e tij dhe vazjën e mitur u plagosën dje nga shpërthimi bomboles së gazi në banesën e tyre në Sauk.
Gazetari Arsen Rusta informon se Iliri ndërroi jetë sot paradite në spital, ndërkohë që në gjendje të rëndë dhe në terapi intensive mbetet bashkëshortja Dorina. Vajza e tyre 5- 6 vjeçe, e cila mbeti e plagosur po në këtë shpërthim është në gjendje më të mirë shëndetësore.
(ad.ti/shqiptarja.com)