Komuniteti bektashian ka festuar sot në teqenë 'Arabati Baba' në Tetovë ditën e Matemit, apo siç njihet ndryshe edhe si dita e ashuresë, e cila, festohet pas dhjetë ditëve agjërim zie, për imam Huseinin i cili dha jetën e tij për të drejtat e popullit të vet. Mesazhi i kësaj dite, është punë dhe sakrificë për një të ardhme më të mirë dhe të ndershme, është shprehur në deklaratën e tij, kryegjyshi baba Edmond Brahimaj. Ndryshe në ditën e ashuresë, përgatitet një lloj gjele e ëmbël e cila në vete përmban groshë, misër, lajthi rrush të thatë e gjëra të tjera, si gjellë kryesore e ditës së ashuresë.
"Në këto ditë të materizimit të Imam Huseinit, në qerebela me 72 dëshmorë dhe vuajtjet që kanë treguar profetët gjatë gjithë historisë tregojnë se pa punë pa sakrifica por në raste të duhura të japësh dhe jetën për lirinë të vërtetën njerëzimin dhe për dashurinë.
Mesazhi im është që të kemi sa më shumë paqe me veten tonë dhe me njëri tjetrin sepse kështu na do dhe Zoti. Qofshi dritë,Zoti na bekoftë të gjithëve amin" BABA Edmond Brahimaj, kryegjysh i teqesë Arabati Baba në Tetovë. Alsat-M