Sindikatat e mjekëve të ndara rreth grevës

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Drejtuesit e Sindikatës së Pavarur e Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale sot u takuan me ministrin e Shëndetësisë Nikola Todorov për siç thonë intensifikimin e negociatave për arritjen e marrëveshjes për kërkesat e tyre për ndryshimin e modelit të pagesës sipas kontributit. Paralajmërohet se nuk do të ketë zvogëlim të pagës bazë dhe rritje të pagave të mjekëve. Nga kjo sindikatë thonë se Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike nuk kërkoi mbështetjen e tyre gjatë 9 ditëve grevë.
"Deri në këtë moment ne nuk kemi kurrfarë kërkesë për mbështetje nga sindikata klinike, mendoj se kjo është bërë me qëllim. Në vend që ta kërkojnë mbështetjen e Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë dhe Farmacisë si përfaqësues legjitim i të punësuarve në shëndetësi, ata shkojnë në organizatat sindikale dhe manipulojnë me anëtarët tanë në pjesën që ata janë mbrojtës në bazë të kërkesave sindikale", deklaroi Lubisha Karanfilovski, Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë.
Ndërkohë, mjekët e Sindikatës së Pavarur Klinike e vazhduan grevën para Ministrisë së Shëndetësisë dhe paralajmëruan se nëse ministri nuk i pranon për bisedime, atëherë prej të hënës do ta zvogëlojnë vëllimin e punës në pjesën ambulancave klinike.
"Të gjithë pacientët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor do të pranohen, por do të përdoret modeli i sferës së zgjeruar indikative për rastet selektive, që do të thotë se të gjithë ata që nuk mund të kthehen, do të kthehen në kuptim të diagnozës, terapisë dhe operativës", tha Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.
Nga Sindikata e pavarur pohojnë se e kanë mbështetjen nga ambasadat britanike, gjermane dhe të Zvicrës, të cilat nuk dyshojnë në legjitimitetin e grevës dhe arsyetimin e kërkesave të tyre dhe ishin të shokuar nga lartësia e pagave të mjekëve në Maqedoni. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form