Të larguarit nga administrata në ditën e 13-të të grevës së urisë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Greva e të larguarve nga administrata hyn sot në ditën e 13-të. Gjëndja shëndetësore sa vjen e rëndohet, jo vetëm nga uria, por dhe nisur edhe nga moti me lagështirë i këtyre ditëve.
Një pjesë e tyre ankohen për dhimbje trupi, marrje mendsh, vuajnë mungesën e ushqimit. Ka probleme nga mushkëritë për shkak dhe të lagështirës. Gjatë mbrëmjes nuk ka pasur rast të rëndë për të kërkuar urgjencë, por gjatë ditës së djeshme 4 persona janë dërguar në spital.
"Janë normale për një situatë anormale. Urojmë të jetë me kaq dhe të mos ketë situata më të agravuara" komenton mjeku në një prononcim për gazetarin Everest Deda të tv Ora News në orën 09:15 minuta.
Grevistët shprehen të indjinuar për faktin se askush nuk ka shkuar për të negociuar, ndërsa nga qeveria pak ditë më parë duke e quajtur politike grevën u shpreh se e vetmja gjë që do të bëhej: Ishte respektimi i të drejtës së tyre për të protestuar me anë të një greve urie.
Një grup të shkarkuarish nga administrata por dhe disa punonjës policie në lirim, ndodhen në grevën e urisë që po mbahet në dy çadra të ngritura në krah të kryeminsitrisë që prej 21 majit
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form