Analistët, pesimistë për raundin e ri në Nju Jork

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Analistët politikë nuk presin ndryshime revolucionare nga raundi i ri i bisedimeve rreth çështjes së emrit që të mbahen javën e ardhshme në Nju Jork. Ish diplomati Nano Ruzhin vlerëson se nga analizat e memorandumit grek dhe përgjigjes së Shkupit Zyrtar mund të konstatohet se palët nuk janë të gatshme të lëshojnë pe nga vijat e tyre të kuqe. Ndërkaq për analistin Ismet Ramadani retorika e ashpër e Presidentit grek Karlos Papuljas ndaj Maqedonisë të bërë disa ditë më parë, shuan shpresat për çfarë do lloj lëvizjeje të mundshme në procesin e bisedimeve.
"Në këto dy ditë që do të ulen në tavolinën e negociatave së bashku me Nimicin do ti përsërisin qëndrimet e tyre dhe kjo do të jetë e tëra. Nuk pres ndryshime aq më tepër që nuk ka paralajmërime apo përgatitje të opinionit publik për një gjë të tillë", u shpreh Nano Ruzhin, ish diplomat.
"Menjëherë pas memorandumit vijë një deklaratë e fuqishme ku fajësohet udhëheqësia e Maqedonisë nga Presidenti i Greqisë Papuljas, i cili në Greqi është personalitet i pakontestueshëm dhe fjala e tij ka shumë peshë prandaj kjo deklaratë e tij nuk len shumë shpresë dhe mundësi që Maqedonia edhe përkrah ndonjë deklarimi në favor të Maqedonisë nga shtetet e tjera mike besoj nuk mund të eskivohet", deklaroi Ismet Ramadani, analist.
Sipas ish diplomatit Nano Ruzhin, qeveria luan në kartën që në fillim të marrin datën për çeljen e negociatave dhe më pas të zgjidhen çështja e emrit, përsëri ajo nuk do të bënte lëshime që mund të kërcënojë pozicionin e saj në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe eventualisht parlamentare.
"Sipas njohurive të mia, disa liderë evropianë, eurodeputetë kanë shpresa se Gruevski do bëjë lëshime në disa dimensione..por unë pak besoj se kjo mund të ndodh.. Mund të ndodh Gruevski të pranojë 'sistem regata' të bisedimeve, të marrë datën për fillimin e bisedimeve, dhe të shkojë në zgjedhje, më pas të organizojë referendum për emrin, i cili nuk do të ishte i suksesshëm dhe do të thoshte se ja bëra gjithçka nga ana ime dhe ai të fitojë zgjedhjet dhe të jetë fitues i përgjithshëm edhe në Maqedoni edhe me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo do ishte zgjidhje afatshkurtër ndërsa parë afat gjatë Maqedonia do të humbte shumë nëse përcaktohet për një zgjidhje të tillë", u shpreh Nano Ruzhin, ish diplomat.
Nga ana tjetër analisti Ismet Ramadani, vlerëson se çështja e emrit mund të zgjidhet vetëm me presion ndërkombëtar dhe me një zgjidhje 'merre apo lëre' për të dyja palët.
"Kjo nuk mund të bëhet pa ndonjë presion që duhet të jetë i theksuar nga SHBA-te dhe BE dhe sipas meje do të vijë një situatë kur dy shtetet do të sillen në situatë me propozim 'merre apo lëre', do të jetë një vendim i ndërkombëtarëve që do të jetë arbitrar dhe aty do të jetë zgjidhja", tha Ismet Ramadani, analist.
Analistët shprehen skeptik edhe rreth mundësisë që Maqedonia në samitin e Këshillit të BE-së pas 20 ditësh të marrë datën për fillimin e negociatave. Megjithatë ata nuk përjashtojnë mundësinë se vendi mund të marrë datë të...

Share This Video


Download

  
Report form