Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të punimeve të sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri Bushati u takua me Administratorin e ri të PNUD-it, Achim Steiner.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë dhe të suksesshëm mes Shqipërisë dhe OKB-së, në mënyrë të veçantë në koordinimin e ngushtë lidhur me zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe angazhimeve në kuadër të Marrëveshjes për Klimën.
Bushati theksoi nevojën që aktiviteti i OKB-së në Shqipëri të jetë maksimalisht i lidhur me përparësitë e reja të programit të qeverisë, të përqendrohet në aspektet e formimit profesional dhe punësimin e të rinjve dhe në tërësi me ecurinë e procesit të integrimit evropian. Ministri Bushati e ftoi Administratorin e OKB-së për vizitë në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në New York, Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u takua me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders si dhe me homologun e tij norvegjez, Børge Brende.
Gjatë takimit me homologun Reynders, Ministrat vlerësuan bashkëpunimin tërësor mes dy vendeve, dhe shprehën angazhimin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, si një nga potencialet ende të pashfrytëzuara.
Bushati vlerësoi kontributin e kompanive belge në projektin TAP edhe si modele për të nxitur investimet belge në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-takon-administratorin-e-pnud-vleresohet-angazhimi-per-klimen/