Aksident në Egjipt, vdesin 47 fëmijë

alsatmtv 2015-08-21

Views 9

49 njerëz, pjesa më e madhe fëmijë, kanë humbur jetën në Egjipt, kur një tren u përplas me autobusin ku gjendeshin fëmijët në një kalim hekurudhor, një qytet në jug të Kajros. 47 prej viktimave kanë qenë fëmijë kopshti, nga mosha 4 deri në 8 vjeç, tha guvernatori i provincës Asiut, ku ndodhi aksidenti. Bilanci i aksidentit numëron edhe të paktën 28 fëmijë të tjerë, me plagë të rënda nga përplasja fatale, sic njoftuan burimet spitalore. 2 viktimat, një burrë dhe një grua, me sa duket kanë qenë edukatorja dhe shoferi i autobusit me fëmijë. Autobusi, i cili transportonte më shumë se 70 fëmijë në një udhëtim të organizuar, është ndarë më dysh, ndërkohë që në lokomotivë shihen gjurmët e gjakut nga fëmijët e goditur. Përreth vendit të aksidentit, gjenden çantat me libra dhe lapsa me ngjyra, që fëmijët do të pikturonin. Përplasja ka qenë aq e madhe sa, në shumë raste, ka qenë e pamundur identifikimi i menjëhershëm i fëmijëve. Ministri i Transportit Rasha dal-Metini, ka dhënë dorëheqjen për shkak të tragjedisë, duke thënë se ai "merr të gjitha përgjegjësitë" për aksidentin. Presidenti Mohamed Morsi ka pranuar edhe dorëheqjen e kreut të Autoritetit Hekurudhor të Egjiptit. Sipas autoriteteve lokale të Asiut ku ndodhi aksidenti, në momentin e kalimit të autobusit, trau i kalimit ka qenë i ngritur. Punonjësi i kalimit hekurudhor kishte qenë në gjumë dhe nuk e kishte ulur traun, për të frenuar autobusin me fëmijë. Familjarët e viktimave protestuan në vendin e ngjarjes, duke refuzuar dorëheqjet e zyrtarëve dhe ndihmat e premtuara nga autoritetet. Aksidenti i sotëm është më i rëndi që nga ai i vitit 2002, kur një zjarr përfshiu një tren pasagjerësh, duke shkrumbuar të gjatë 360 udhëtarë. Shkelzen Aqifi

Share This Video


Download

  
Report form