Strugë, shkollat përballen me mungesën e lëndës ngrohëse

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Ky është viti i katërt me radhë që shkollat fillore dhe të mesme në Strugë po përballen me mungesën e lendeve ngrohëse, disa prej tyre edhe me mungesën e energjisë elektrike, pasi nuk kanë shlyer detyrimet që i kanë EVN-së. Nga komuna e Strugës, thotë se aktualisht, shpresat e tyre mbahen vetëm tek ndihma e qeverisë për sasinë e karburanteve, premtuar shkollave.
"Sot ne vitin 2012 kur fondet janë akoma me te vogla,nga 2009 deri 2011 fondet janë më të vogla për këto qëllime te dedikuara. Ankesat tona dhe jo vetëm të komunës së Strugës por te gjitha komunave ne Maqedoni më në fund gjetën mirëkuptim në qeveri,dhe qeveria e Maqedonisë në datën 16 tetor solli vendim që tu ndajë një sasi të derivateve të naftës komunave për nevojat e shkollave fillore dhe të mesme. Komunës se Strugës janë ndare 60 mije litra naftë të cilat ne do ti shpërndajmë urgjentisht brenda këtij vikendi", tha Xhemi Hajredini, udhëheqës i sektorit për arsim, kulturë dhe sport.
Ndihma me karburante, erdhi pas një ankese të vazhdueshme që i është bërë ministrisë së arsimit për reduktimin e fondeve. Po ashtu, komuna ankohet për fonde të tjera, të cilat megjithë premtimin nga zyrtarët, ende nuk janë akorduar. Durim Etemi

Share This Video


Download

  
Report form