Shumë biznese të vogla kanë nevojë për punëtorë, por nuk mund t?i gjejnë. Pronaret e dyqaneve thonë se ka mungesë të fuqisë punëtorë, pasi shumica kanë zgjedhur të emigrojnë për kushte më të mira. Madje sipas pronarëve, të rinjtë përveç që nuk duan të punojnë në dyqane, butiqe edhe profesioni i kamarierit nuk është më në listën e të rinjve.