Reshjet e rrëmbyeshme sot në kryeqytet alarmuan jo pak banorët dhe drejtuesit e automjeteve sidomos duke pare tërbimin e lumit Lanë. Përmbytjet u shfaqën kërcënuese në disa akse dhe lagje të Tiranës. Komuna e Parisit, Profarma tek rruga Qemal Stafa, kryqëzimi tek rruga e Kavajës, dhe rruga e Frigoriferit ishte akset më delikate. Lumi Lanë dhe pusetat e hapura që shpërthyen tek Frigoriferi ishin pjesa më shqetësuse pasi përbëjnë një rrezik edhe për përhapjen e infeksioneve.
Me kamerën e A1 Report grupi i xhirimit preku të gjitha rrugët dhe lagjet në rrezik përmbytjeje. Në testin e para kryeqytetin e ndihmoi pak fati por le të shpresojmë që nuk do të kemi përballje më të rrezikshme me dimrin që tashmë është në derë.
(ad.ti/shqiptarja.com)