Zvogëlohet numri i aksidenteve në punë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Ulet numri i lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës. Kështu njoftuan zyrtarët me rastin e shënimi të javës së sigurisë në punë. Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar janë përgjysmuar rastet e vdekjes së punëtorëve në punë. Drejtuesit e shoqatës për mbrojtje në punë thonë se të gjithë faktorët në vend duhet të angazhohen për përmirësimin edhe më tej të kushteve të punëtorëve që të raste të këtilla të mos ndodhin asnjëherë.
"Statistikat tregojnë se edhe në Maqedoni ka raste të vdekjeve në vendin e punës. Aksidentet ndodhin. Sipas Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, është përcaktuar edhe çdo punë që bart me vete rreziqe të caktuar", tha Milan Petkovski, kryetar i Shoqatës për siguri në punë.
"Statistikat tregojnë se në vitin 2010 dhe 2011 ka pasur nga 12 lëndime me pasoja fatale për punëtorët gjatë kryerjes së detyrave të tyre në punë. Në vitin 2012 numri është zvogëluar, pra ka pasur pesë lëndime, por që kanë përfunduar me vdekje. Kjo më tej na shtyn që të vazhdojmë ti realizojmë aktivitetet. Më të kënaqur do të jemi kur do të kemi statistikë pa asnjë të lënduar me pasoja vdekjen", u shpreh Spiro Ristovski ministër i Punës dhe Politikës Sociale
Ministri Ristovski për dimrin që vjen dhe për të cilin parashikohen temperaturat tejet të ulëta ka bërë të ditur se do të merren të gjitha masat e për mbrojtje, dhe do të ketë kontrolle të përforcuara. Çdo punëdhënës, që nuk do ti respekton do të sanksionohet. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form