Paralelja në Lisiçe, ministri Kralev premton zgjidhje

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Problemi me paralelet e kombinuara në Lisiçe të Epërme të Komunës së Aerodromit, kundërpërgjigja ndaj këtij fenomeni nga Çairi dhe Saraji do të tejkalohen së shpejti. Kështu u shpreh Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev. Ai gjithashtu tha se vendimi për të kombinuar paralele në të ardhmen do të merret mbi baza të rregullave dhe kritereve të qarta të cilat Ministria e Arsimit së shpejti do t'i definojë me ligj.
"Në koordinim me BNJVL-në tani më po punojmë në gjetjen e një zgjidhjeje sistematike për mënyrën se si në të ardhmen do të miratohen vendime lidhur me kombinimin e paraleleve. Duhet të merren parasysh më tepër faktorë, dhe jo vetëm fakti se a ka hapësira të mjaftueshme në ndonjë shkollë. Në përgjithësi roli ynë si Ministri e Arsimit dhe Shkencës do të jetë që të gjendet një zgjidhje që në të ardhmen vendimet për kombinim të paraleleve të miratohet në një mënyrë sistematike i cili do të bazohet në rregulla dhe kritere qartë të parapara", tha Pançe Kralev, Ministër i Arsimit.
Ndërkohë brohoritjet 'Duam shkollë' sot u dëgjuan para dyerve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit shqiptarë të Lisiçes së Epërme gjatë shprehjes së revoltës së tyre në duart e tyre mbanin parrulla me mbishkrimet 'Fëmijët në rrezik', 'Nuk jemi emigrantë, jemi pjesë e këtij shteti' dhe nëpërmjet këtyre parrullave ata edhe njëher dëshmuan këmbënguljen e tyre për të gëzuar të drejtat e njëjta sikur edhe bashkëmoshatarët e tyre maqedonas.
"Ne nuk kemi asnjë përgjigje përveç disa përgjigjeve joformale, siç po e shihni u obliguam që të vijmë edhe para dyerve të ministrisë, mendoj se kjo është vetëm hapi i parë i ardhjes këtu para duke menduar se me të vërtet do të gjindet dikush, si participientët shqiptarë si ata maqedonas që ta zgjidhin këtë problem, mirëpo siç po e shohë kërkesa jonë e cila unë mendojë se është nën korniza të ligjit, sikur po hasë në vesh të shurdhër".
"Kërkesat tona janë që urgjentisht të plotësohen kërkesat tona dhe mësimi të vazhdojë ashtu siç ka qenë edhe vitet e kaluara dhe mos të vonohen fëmijët në mësim pasi propozimi i atyrë është që të sillen një ligjë i ri ndërsa ne për ligjë të ri nuk kemi kohë sepse koha kalon, fëmijët nuk presin d.m.th nëse mirratohet ligjë i ri le të jetë i njëjtë për të gjithë jo vetëm për ne".
Ndërkohë vetëm pas mbarimit të protestës së nxënësve dhe prindërve shqiptarë para Ministrisë së Arsimit, dhe pas largimit të ekipeve televizive nga ngjarja, ata u takuan me zv/ministrin e Arsimit, Safet Neziri. Të kontaktuar nga Alsat, prindërit njoftojnë se Neziri i ka porositur që të ndërpresin bojkotin e mësimit pasi së shpejti do të gjendet një zgjidhje për problemin e tyre. Këshilli i prindërve mbetet që sonte të diskutojë mbi këtë kërkesë të Nezirit dhe të vendosë nëse do të vazhdojë bojkoti ose jo? Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form