BDI, bllokon punën e Kuvendit!?

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

Bllokohet puna e Kuvendit. Edhe pse grupi parlamentar i BDI-së i cili dje paralajmëroi se do të votojë kundër disa pr/ligjeve të propozuara nga VMRO DPMNE, sot deputetët e partisë së Ahmetit, nuk morën pjesë në seancë plenare. Bëhej fjalë për pr/ligjin për ndjekje të komunikimeve, si dhe për miratimin e të cilit nevojiten 2/3 e votave.
"Në sallë ka prezent 74 deputetë, për të votuar këtë ligj duhet të ketë minimum 82 deputetë. I lus koordinatorët e grupeve parlamentare t'i thërrasin deputetët që të mund të votojmë", tha Trajko Veljanovski, kryetar i Kuvendit.
Megjithë tentativat e koordinatores së VMRO DPMNE-së Silvana Boneva dhe kryeparlamentarit Veljanovski për të siguruar kuorumin e nevojshëm për fillimin e seancës, një gjë e tillë ishte e kotë; deputetët e BDI-së nuk hynë në sallën e Kuvendit. Në mungesë të numrit te nevojshëm të deputetëve, seanca plenare e parashikuar të vazhdonte për në orën 15, u ndërpre.
Nga partia e Ahmetit njoftojnë se presin përgjigje nga VRO DPMNE pasi topi tani i është lënë partisë së kryeministrit Gruevski; nëse do të pranojë amendamentet e BDI-së për pr/ligjin e branitellave që të përfshijë edhe rregullimin e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së, ose tërheqjen e mundshme të draftit. Por kryeministri Nikolla Gruevski as sot nuk deshi të komentonte situatën e fundit në vend. Ndërsa pasdite, edhe komisioni për punë dhe politikë sociale rifilloi debatet mbi nevojën e miratimit të pr/ligjit për branitellat. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi, i cili nisi fjalimin e tij nga java e kaluar, vazhdoi sot duke thënë se një ligj i tillë është miratuar që në vitin 2002, dhe miratimi i një të riu është i panevojshëm dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën.
"Ajo ndjenjë e obligimit të shtetit ndaj pjesëtarëve me këtë ligj është rrumbullakuar në 2002 dhe si çështje e tillë e hapur në këtë moment mendoj se nuk i kontribuon asaj që është ndërtimi i frymës së mirëbesimit dhe pajtimit ndëretnik në RM dhe për atë arsye mendojmë se është në kundërshtim me MO-në dhe Kushtetutën", deklaroi Talat Xhaferri, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.
Debati mbi nevojën e miratimit të propozim ligjit për branitellat, në Komisionin për punë dhe politikë sociale, pritet të vazhdojë edhe nesër, kur Talat Xhaferi nuk pretendon të heqë dorë nga fjalimi. Po ashtu, për fjalime janë paraqitur edhe deputetë të tjerë, si nga BDI ashtu edhe nga PDSH. Shkëlzen Aqifi

Share This Video


Download

  
Report form