Rexhepi: Toleranca, bashkëjetesa dhe respekti janë parime fundamentale dhe vlera të Islamit

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

"Uniteti në mes nesh, mirëkuptimi dhe toleranca ndërfetare me të tjerët, janë pasuritë më të çmuara të fesë dhe popullit tonë, veti të cilën e mësuam nga muaji i bekuar i Ramazanit nëpër xhamit tona dhe nëpër vende publike përmes iftareve. Ne jemi edukuar për të shtrirë dorën gjithsecilit pavarësisht se cilës fe apo nacionalitet i takon. Paqeja që duhet dominuar mes njerëzve nuk është as më shumë e as më pak se një udhëzim që buron nga feja Islame. Toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellt janë parime fundamentale dhe vlera të Islamit, pa të cilat nuk mund të paramendohet zhvillimi dhe ecuria e botës. Kjo është festa në të cilën ri-formohet dimensioni i moralit dhe virtytit, ri-rikrijohet miqësia, vëllazëria dhe marrëdhëniet e fqinjësisë. Sot të gjithë Ne duhet treguar nivelin e kulturës fetare dhe shkallën e moralit tonë duke ia shtrirë dorën gjithkujt dhe duke ia hapur derën e shtëpis atyre që trokasin për të uruar këtë festë. Më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame, në emër të të gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal juve vëllezër besimtarë tua urojë festen e Fitër-Bajramit, me dëshirën që në trojet tona të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria dhe perspektiva të jetë ndryshe!", deklaroi Reis Ul Ulema, Sulejman Efendi Rexhepi. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS