VMRO-Popullore kërkon nga Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) të anuloj pagesën prej 33 për qind të fuqisë së angazhuar të energjisë elektrike për ata konsumator që do të shfrytëzojnë tarifën e lirë vetëm gjatë natës ndërsa për konsumatorët që do të ndryshojnë tarifën, atë ta bëjnë falas. Nga partia e Lupço Georgievskit pyesin Komisionin rregullator nëse shtrenjtimin e rrymës elektrike e ka ndërmarr me kërkesë dhe nën presion të qeverisë me qëllim që të ndihmoj mbushjen e arkës së zbrazur shtetërore.
"Kërkojmë që të heqin dorë nga pagesa e 33 për qind të rrymës elektrike për ata konsumator që do të mbesin në modelin dy tarifor, nëse merret parasysh se rryma me tarifën e lirë do të mund të shfrytëzohet vetëm gjatë natës kur nuk ka shfrytëzim të madh ndërsa atë e mundëson sistemi. I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE --së së paku njëherë të tentoj t'i mbroj qytetarët nga vendimet e palogjikshme, jo kushtetuese dhe jodemokratike të qeverisë dhe t'i kundërvihet valës së shtrenjtimeve ose nëse pajtohet me shtrenjtimit le të del publikisht të sqaroj pse? ", deklaroi Biljana Jovanovska, VMRO-Popullore.
Heqja e tarifës së lirë për rrymën elektrike gjatë ditës sipas VMRO-Popullore e kthen vendin në të kaluarën ndërsa çmimi mestar i rrymës është një e keqe e detyrueshme. Sipas tyre nuk mbajnë pohimet e pushtetit se tek ne çmimi i rrymës elektrike është më i liri në rajon pasi nuk përfshijnë 33për qind të cilën qytetarët e paguaj rregullisht ndërsa TVSH-ja nuk paguhet vetëm për rrymën e harxhuar, por përfshihet edhe kjo përqindje. Gjyltene Rexhallari