Analistët: Heshtja e Gruevskit, e qëlluar apo veprim amator?!

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Vendimi i kryeministrit Nikolla Gruevski që të hesht ndaj pyetjeve për çështjen e emrit, është komentuar në mënyra të ndryshme nga ana e analistëve. Profesori universitar Stevo Pendarovski e quan tentim amator dhe thënë se kjo nuk i ndihmon aspak procesit pasi hapen tema tjera të cilat edhe më shumë e rëndojnë zgjidhjen e problemit të emrit.
"Mendoj se bëhet fjalë për një tentim amator që të tejkaloj përgjigjen e çështjes më të rëndësishme për Maqedoninë pasi kryeministri tenton të vendos çështjet të cilat deri më tani nuk kanë qenë brenda kontestit, pra çështje plotësuese që nuk përfshihen në rezolutën e Kombeve të Bashkuara p. sh. të drejtat dhe statusi i maqedonasve në Greqinë veriore. Sipas meje me këtë fshihet vetëm dëshira e tij që të mos e zgjidh këtë çështje dhe unë kur i dëgjoj politikanët që kanë përvojë në këtë sferë, habitem se si nuk shohin se praktikisht nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e qeverisë maqedonase në vitet e fundit", tha Stevo Pendarovski, profesor universitar.
Ndryshe nga Pendarovski, Albert Musliu e vlerëson si veprim të qëlluar i cili jo që do të mund të zhbllokoj procesin por do të zbus relacionet mes dy palëve.
"Mendoj se është si rrallë herë një veprim i qëlluar lidhur me këtë çështje edhe pse dje kishte disa deklarata të cilat nga pala greke mund të merren si provokuese por uroj që ky qëndrim të vazhdoj se Maqedonia ka më shumë nevojë për marrëdhëniet të zbuten, që procesi të zhbllokohet dhe me strategjinë e urtësisë dhe maturisë mendoj se mund të kemi më shumë sukses se sa me strategjinë e provokimeve dhe qëndrimeve populiste dhe uroj që kjo çështje të përdoret edhe në politikën ditore në Maqedoni.. Unë nuk them se kjo do të jetë finalja e cila do ta zhbllokoj procesin por gjithsesi do t'i zbus relacionet dhe eventualisht mund të gjendet ndonjë mënyrë se si të tejkalohet kjo bllokadë e momentit", u shpreh Albert Musliu, analist.
Sipas Mulisut ky vendim mund të jetë rezultat i presionit të ndërkombëtarëve pasi ajo vjen menjëherë pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki Mun ose nga fakti i vetëdijesimit se çështjet me palën greke nuk shkojnë me fuqi dhe arrogancë. Gruevski tha se ka vendosur të heshtë pasi deklaratat e tij për çështjen e emrit po keqinterpretohen nga individë të caktuar dhe politikanë grekë. Gjyltene Rexhalari

Share This Video


Download

  
Report form