'Opera e lypsarëve', vjen në skenë edhe në gjuhën shqipe

alsatmtv 2015-08-21

Views 10

Vepra e mirënjohur teatrore 'Opera e lypsarëve' e shkrimtarit të famshëm, eseistit dhe dramaturgut të madh çek Vaslav Havel, vjen për herë të parë në skenë edhe në gjuhën shqipe. Teksti i Havellit është shkruar në vitet '70 dhe pasqyron rrethanat shoqërore dhe politike të saj. Ai është një tregim satirik për marrëdhëniet mes regjimit dhe kriminelëve, korrupsionit në kriminalitet i cili shemb të gjitha barrierat ideologjike dhe statusore, për shkak të interesit të dyanshëm material dhe pangopësinë për fuqinë statusore dhe materiale. Për regjisorin e dramës Dino Mustafiq ndonëse kjo vepër është shkruar në vitet '70, çuditërisht ajo korrespondon me realitetin aktual të shoqërive ballkanike, e cila përballet me korrupsionin, krimin dhe hipokrizinë e shtrirë si kancer në të gjitha segmentet e jetës.
"Kjo vepër e rëndësishme që është shkruar gjatë viteve '70 dhe me të cilën Haveli asokohe i ka treguar opinionit çek, nëpërmjet një satire politike për atë se çfarë është ai sistem i cili nuk mbanë përgjegjësi për korrupsionin, dyfytyrësinë dhe hipokrizinë, sistem i cili mbanë llogari vetëm për veten e tij, sistem në të cilin njerëzit publikisht denoncoheshin kurse sistemi i cili në parim angazhohet kundër lirisë së qytetarëve dhe ekzistimit të tyre. Gjithë këtë që thash është shkruar gjatë viteve 70-ta të shekullit të kaluar por është e çuditshme që ai tekst pas 40 viteve vazhdon të ketë korrespodencë aktuale me përditshmërinë tanë, me gjendjen tanë politike me atë që mund të quhet si periudhë e tranzicionit", deklaroi Dino Mustafiq, regjisor.
Në tekstin e dramës, madje në këngët që këndohen, janë përfshirë rastet konkrete të krimit në Maqedoni të marra nga shkrimet gazetareske, mesazhet në twitter, mesazhe komerciale.... pra janë paraqitur relacionet mes historive individuale dhe devijimeve të sistemit. Aktori Xhevdet Jashari, i cili ka rolin kryesor në këtë dramë shprehë kënaqësinë me arritjet e gjithë ekipit, të cilët ndonëse në kushte tejet të vështira ia kanë dalë mbanë të realizojnë me sukses këtë vepër artistike.
"Në këtë temperaturë kaq të lartë, 45 gradë është shumë rëndë ta punosh këtë shfaqje me gjithë këtë ansambël, me 12-13 orë prova, kemi pasur prova të karatesë, dance, step-dance, jazz-dance..Në këtë shfaqje luaj rolin kryesor, Mekitin. Mekiti është kapo i bandës që mund të thotë edhe i kohës së atëhershme dhe i kohës së sotme, nuk dallojnë kapot e vende të ndryshme, janë gati të njëjta gjithandej ku kanë sepse, nuk dallojnë, qëllimet i kanë të njëjta. Nga publiku kërkoj që të vijnë ta shohin shfaqjen sepse janë të gjitha hallet që i kemi ne në këtë kohë edhe në këto momente të vështira që i kalojmë si popull, si shtet", u shpreh Xhevdet Jashari, aktor.
'Opera e Lypsarëve' më 18 korrik do të ngjitet në skenën e amfiteatrit të Ohrit, në kuadër të Verës së Ohrit, ndërkaq para publikut shkupjan do të shfaqet në shtator. Shfaqja do të ketë përkthim edhe në gjuhën maqedonase. Ekipin realizues të kësaj drame e përbëjnë regjisori Dino Mustaf...

Share This Video


Download

  
Report form