NTP, vendstacionet edhe në gjuhën shqipe

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

226 vend-stacionet e reja të autobusëve që do të ndërtohen nëpër Shkup nga ana e Ndërmarrjes së Transportit Publik do të jenë edhe në gjuhën shqipe. Kështu shprehet numri një i NTP-së, Misho Nikollov duke shtuar se vendimi i këtillë është në drejtim të respektimit të ligjin për përdorimin e gjuhëve.

"Sot promovuam vendstrehimet nëpër stacionet e autobusëve, ku do të ketë një hapësirë të veçantë për NTP-Shkup, aty do të shkruhet orari i autobusëve, nëse stacioni i autobusit ndodhet afër ndonjë institucioni kulturor do të shkruhen edhe informata rreth atij institucioni. Këto mbishkrime janë përzgjedhur në një konkurs, ndërsa janë realizuar nga një disenjator i ri. Ato do të jenë në 3 gjuhë, në maqedonisht, shqip dhe normalisht për turistët e huaj do të jenë edhe në gjuhën angleze", tha Misho Nikollov, drejtor i NTP-së, Shkup.

Nikollov gjithashtu rikujtoi se NTP në mënyrë të vazhdueshme po rritë numrin e autobusëve që mbishkrimet e tyre janë edhe në shqip.

"Ne në mënyrë të vazhdueshme po rrisim numrin e autobusëve që mbajnë mbishkrime në dy gjuhë d.m.th filluam me numri 9, tani kemi edhe 19-tën, linjën e autobusit me numrin 2, 55, 11, 47 dhe kështu ngadalë po përshtatim autobusët që mbishkrimet të në dy gjuhë me qëllim që të respektojmë atë që kërkon ligji nga ne", deklaroi Misho Nikollov, drejtor i NTP-së, Shkup.

Rikujtojmë se çështja e mospërdorimit të gjuhës shqipe në ndërmarrjen e transportit publik, gjegjësisht autobusët e saj u ngrit ngaTelevizioni ALSAT-M. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form