Shoqata fetare 'Islami dhe Shkenca', ka hapur sot ekspozitën me punime artizanale të punuara nga vetë nxënëset e kësaj shoqate. Fjongo, jorganë, fustane dhe mbulesa tjera të ndryshme, ishin pjesë e këtij prezantimi kulturorë, nga kjo shoqatë, gjëra këto të cilat mund edhe të blihen nga vizitorët.
"Përgatitja ka zgjatur katër muaj ka pasur dy grupe nga 25 nxënës nga ku duket se aftësia e nxënësve është shumë e mirë sepse kanë bërë punime elegante siç i shihni edhe vet. Disa punime shiten disa jo, varet nga dëshira e nxënëseve kush do i shet dhe kush do nuk i shet", u shpreh Shadije Selimi, trajnuese e nxënësve.
Shoqata 'Islami dhe Shkenca' ekziston që prej 13 vitesh ndërsa qëllimi I saj është edukimi I vajzave të reja dhe dhënia e zanateve të ndryshme me qëllim të pavarësimit të tyre.
"Ka 13 vite që kjo shoqatë është aktive, nga dy Maji i vitit 1999, dhe gjatë tërë kohës, ashtu siç edhe e ka emrin shoqatë edukativo arsimore, në aspektin fetar dhe shkencorë pra Islami dhe Shkenca këtë dhe e ka synim. Qëllimi I shoqatës sipas edhe vet titullit është që të bëhet një punë sa më e madhe në rrafshin e edukimit të femrave në këto treva si në aspektin fetar po ashtu edhe në atë shkencorë", tha Miradije Ajeti Zaimi, koordinatore e shoqatës
Ekspozita do jetë e hapur dy ditë për të gjithë vizitorët, ndërsa të interesuarit përveç që mund të blejnë punime artizanale të njëjtat mund edhe t'i porosisin në format që ata duan. Bashkim Sulejmani