'Shqipja', PDSH-ja paralajmëron bllokim të parlamentit!

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

"Ne kemi të drejtë të flasim por nga ana tjetër fjala jonë ngelet e burgosur brenda mureve të parlamentit. Ngelet e burgosur brenda këtu në këtë komisionin, sepse tani në këtë momenti mua qytetari më dëgjon me përkthim", kështu u shpreh deputeti i PDSH-së Zijadin Sela gjatë punimeve të Këshillit të kanalit të kuvendit, ku u shqyrtua problemi me emitimin e përkthimit në gjuhën shqipe. PDSH-ja doli edhe me disa konkluzione për zgjidhjen e situatës, e cila për disa ditë rresht në një formë ka bllokuar punën e kuvendit.
"Parlamenti ka dy mundësi ose të bëj atë që ne kërkojmë, që është shumë praktike dhe shumë teknikisht e realizueshme. Toni që përcillet nga parlamenti brenda të jetë në origjinal qoftë shqip, qoftë në gjuhën maqedonase, dhe të jetë në dual 1, ndërsa përkthimi të jetë te kabina dhe ai sinjal që flet përkthyesi qoftë në gjuhën maqedonase, qoftë në gjuhën shqipe të jetë në opsionin dual 2, t'i kështu i bën të barabartë qytetarët", tha Zijadin Sela, PDSH.
"Është e vërtet se jo vetëm që nuk mund të përcillet as diskutimi, nuk mund të përcillet as përkthimi si duhet, ne kemi shumë lëshime në përkthim, ajo është një punë shumë e rëndë për përkthyesit dhe është vështirë që ata të mbrijnë dhe të përkthejnë çdo mesazh të cilin deputeti e jep gjatë diskutimit, mos flasim për sferën e përcjelljes së gjendjes emocionale", deklaroi Izet Zeqiri, RDK.
"Unë besoj që problemi më tepër është teknik se sa politikë. Ideja, mendimi im është që për të dal prej kësaj në bazë të nenit 7 të rregullores për punën e këtij komisioni të përcaktohet një grup pune i cili edhe teknikisht edhe politikisht po deshëm të mundet të bën përcjelljen edhe të normave ligjore ku janë defektet ligjore edhe të normave teknike dhe prej asaj pune të del një propozim konkluzë për komisionin", u shpreh Talat Xhaferri, BDI.
Propozimi i Xhaferrit ndonëse u mirëprit nga anëtarët maqedonas të kanalit të Kuvendit, u pa me skepticizëm nga ana e deputetëve të PDSH-së. Zijadin Sela nga kjo parti madje tha se grupi i punës nuk zgjidh problemin dhe nuk mund të bind PDSH-në që të heq dorë nga kërkesa e tyre , madje ai paralajmëroi masa edhe më rigoroze.
"Ju mund të bëni edhe grup pune, mund të bëni çfarë të doni, por ne do të vazhdojmë të protestojmë derisa sinjali në dual një të shkoj në shqip. Dhe derisa kjo çështje nuk zgjidhet, jo grup, por mund të formon nuk e di se çfarë tjetër ne do ta vazhdojmë këtë rrugë dhe akoma më keq. Do vije dita do dal në foltore dhe nuk lëviz nga foltorja, do e bllokoj punën e parlamentit, çka e kam të drejtë", theksoi Zijadin Sela, PDSH.
Ndërkohë që seanca e sotme përfundoi pa ndonjë rezultat, vazhdimi i së njëjtës do të caktohet në mënyrë plotësuese nga kryetari i këshillit të Kanlit të kuvendit Jani Makraduli. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form