Vazhdon unifikimi i opozitës maqedonase

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Ndonëse deri në zgjedhjet e ardhshme lokale na ndajnë edhe rreth 8 muaj, aktivitetet për formimin e koalicioneve të ndryshme parazgjedhore janë intensifikuar dukshëm. Nga PLD-ja shprehen se janë të gatshëm për koalicione me çdo parti, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tyre - rrëzimin e qeverisë Gruevski. Në vijë të njëjtë edhe nga partia 'Dinjiteti', e cila kërkon zgjidhjen e statusit të 'Branitellave'.
"Është e mundur që PLD-ja të dalë e vetme në këto zgjedhje, por sipas meje ka shumë gjasa që të dalë në koalicion me parti të tjera me të cilat filluam bashkëpunimin. Gjithashtu është e hapur mundësia që krejt kjo të përfundojë me një koalicion të gjerë opozitar , me një front të gjerë opozitar. Koha do të tregojë për këtë, por unë dëshirojë që t'i kundërvihemi në formatin më të fortë të mundshëm kësaj politike aktuale. Dhe këtë, unë e shoh në një front të gjerë opozitar", deklaroi Andrej Zhernovski, kryetar i PLD-së.
"Ne si 'Dinjiteti' jemi të gatshëm të hyjmë në çfarëdo koalicioni që në parim, do të pranojë kërkesat tona, kërkesat e 'Branitellave të 2001-it'. Dinjiteti është në rrugë që të bëhet pjesë e koalicionit bashkë me 'Të Bashkuar për Maqedoninë', VMRO-Popullore dhe PLD, sepse ata pranojnë pjesën më të madhe të kërkesave tona që të realizohen pas ndërrimit të pushtetit", u shpreh Stojanço Angellov, kryetar i 'Dinjiteti'.
Ndërkohë, edhe në bllokun politik shqiptar ka paralajmërime për formimin e një fronti opozitar në të cilin do të rreshtohen, RDK-ja e Osmanit, DR-ja dhe BDSH-ja e Bardhyl Mamutit. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form