Rasti ‘Tamara’, Megjashi kërkon përgjegjësi nga Institucionet

Views 1

Rasti i Tamarës dhe rastet e mëparshme tragjike të cilat përfunduan me vdekje fëmijësh, e vërtetojnë mosfunksionimin dhe inercinë e sistemit për të reagur shpejt, në kohë dhe në mënyrë të përshtatshme kur duhen shpëtuar jetë fëmijësh. Nuk mjafton që të jemi të tronditur, të neveritur, e as nuk mjafton që të gjykojmë dhe të evidentojmë edhe një jetë të humbur fëmije!
Është e trishtë të themi që sot në Maqedoni fëmijët vuajnë ose vdesin nga: vërshimet; varfëria; uria; sëmundjet; dhimbjet emocionale; keqpërdorimet; pedofilia; varshmëria; neglizhenca e të rriturve; prindërve; aksidentet rrugore; martesat e këqija; abuzimi fizik dhe psiqik; shkelja e privatësisë në hapsirën mediatike; dhuna; diskriminimi; mungesa e dashurisë dhe kujdesit; nga mungesa e kujdesit institucional...
...e gjatë është lista.
Viteve të fundit jemi dëshmitarë të shkeljes të së drejtave të fëmijëve: për mbrojtje shëndetësore; shkeljes të së drejtës për arsimim; shkelje të së drejtës së fëmijëve me vështirësi zhvillimi; fëmijë me sëmundje të ndryshme, të rralla, apo të shpeshta, sëmundje të rënda; fëmijë privatësia e të cilëve është e cenuar nëpër media; fëmijë mundi i të cilëve keqëpërdoret; e drejta e fëmijëve për arsim cilësor...
...e gjatë është lista.
Ambasada e Fëmijëve Megjashi në vazhdimësi apelon për rëndësinë e parandalimit për mbrojtjen e fëmijëve nga çfarë do lloj rreziku për jetët e tyre. Muajin e fundit ndodhi që të disa jetë fëmijësh të shuhen për shkak të mungesës së kujdesit nga ana e institucioneve shtetërore. Edhe përskaj kësaj në Republikën e Maqedonisë nuk ka reagim adekuat nga institucionet shtetërore, ata sikur frigohen që të hapin këtë diskutim dhe seriozisht të thërrasin përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.
Fëmijët nga natyra janë më të brishtë, më të pafuqishëm. Problem është se si të sigurohet mbrojtja e tyre.
Kërkojmë masa të përforcuara për parandalim, kërkojmë mbrojtje të përshtatëshme, adekuate për çdo fëmijë dhe kërkojmë përgjegjësi. Vetëm ashtu nuk do të përsëriten rastet e përshpeshtuara ku fëmijët janë viktimë e mungesës së kujdesit institucional.
Duhet të ballafaqohemi me realitetin i cili na ndodh viteve të fundit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Një nga masat është që institucionet të japin llogari për të gjitha rastet në të cilat fëmijët kanë qenë viktima të mungesës së kujdesit. Duhet të mbahet përgjegjësi nga aspekti etik dhe penal. Andaj, e ftojmë Prokurorin Publik, dhe Avokatin e Popullit që të hetojnë jo vetëm rastin e Tamarës por edhe të gjitha rastet e tjera ku ka bazë për të vepruar që të shkallëzojnë dhe përcaktojnë përgjegjësinë dhe të ngrejnë padi penale kundër përgjegjësve për rastet në të cilat për shkak të neglizhencës jetë fëmijësh shuhen. Pa zbardhjen e këtyre rasteve nuk do të kemi sistem të drejtë i cili do të mbaj llogari për interesin më të mirë të fëmijëve, shëndetitn e tyre, sigurinë, zhvillimin dhe rritjen e tyre të drejtë.
Me përcaktimin dhe shkallëzimin e përgjegjësisë për rastin e Tamarës dhe të gjitha rasteve t

Share This Video


Download

  
Report form