Ismaili kërkon përgjegjësi nga Bogovi për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Deputeti i BDI-se Rexhail Ismaili i ka kërkuar guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë llogari për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në Banëkën Popullore dhe sistemin bankarë. Sipas Ismailit nga gjithsejtë numri i të punësuarve në Bankën Popullore 436, vetëm 26 ose 6 për qind janë të bashkësisë etnike shqiptare. Kjo u shpreh më tej Ismaili bie ndesh me parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat që në Republikën e Maqedonisë paraqet normë kushtetuese. Derisa guvernatori i BP Dimitar Bogov u shpreh i vetëdijshëm për përfaqësimin e ulët të bashkësive tjera etnike dhe u zotua se në mandatin e tij do të angazhohet që kjo përqindje të ritet, megjithatë tha se brenda natës një gjë e tillë nuk mund të arrihet.

"Ju nuk pasqyroni strukturën e përfaqësimit në Bankën Popullore të RM-së dhe ën sistemin bankar të RM. Prandaj gjatë hartimit ët raporteve për vitin 2013 për BP ti keni parasysh që të paraqitni strukturën e të punësuarve në bazë të bashkësive etnike, qoftë në BP, qoftë në sistemin bankarë. Ne këto informata i marrim nga avokati i Popullit dhe për vitin 2011 dhe 2012 , dhe në bazë të këtij raporti në BP i kemi të punësuar 436 punëtor, prej të cilëve 385 ose 88.3 për qind janë maqedonas, 26 ose 6 për qind janë shqiptar", deklaroi Rexhail Ismaili, deputet i BDI-së.

"Jam i vetëdijshëm se unë brenda natës nuk mund ta ndryshoj strukturën etnike të të punësuarve në BP. Megjithatë ajo që mundem dhe atë që e bëj është që të mbaj llogari të plotë në punësimet e reja që bëhen në BP. Atë edhe e bëj. Në këto dy vite, aq sa jam në këtë pozicion, personat e bashkësisë etnike shqiptare marrin pjesë në punësimet e reja me 30 për qind. Ajo përqindje nga 25-30 të personave nga bashkësia etnike shqiptare në punësimet e reja e kamë nënvizuar si qëllim i imë intern dhe do ta zbatoj për aq kohë sa do të jem në këtë pozicion. Për ilustrim nga numri i përgjithshëm i të punësuarve shqiptarë në BP, mendoj se janë 30, një e treta janë punësuar në këto dy vite, kur unë jam në këtë pozicion", tha Dimitar Bogov, Guvernator i Bankës Popullore të RM-së.

Edhe përkundër kësaj Ismaili nguli këmbë që në raportin e ardhshëm Banka Popullore të mbaj llogari dhe në mënyrë tabelare ta paraqes strukturën e të punësuarve përfshirë edhe bashkësitë tjera etnike.

"Ju kisha sugjeruar që të keni parasysh përfaqësimin adekuat të bashkësive etnike në BPRM meqë përfaqësimi adekuat është vlerë themelore e sistemit tonë, po ashtu është edhe kategori kushtetuese. Do të thotë në bazë të kësaj jeni të obliguar që të zbatoni përfaqësimin adekuat të të gjitha bashkësive, qoftë në BP po ashtu edhe në bankat tjera", u shpreh Rexhail Ismaili, deputet i BDI-së.

Debati u zhvillua gjatë komisionit për financim dhe buxhet ku u shqyrtua raporti vjetor për punën e bankës popullore të republikës së Maqedonisë për vitin 2012. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS