A1 Report - Eliminohet tjetër terrorist, ishte një bashkëpunëtor i vëllezërve Kouachi

Shqiptarja.com 2015-01-10

Views 39

PARIS- Ndërkohë që dy vëllezërit Kouachi ishin të rrethuar në verilindje të kryeqytetit francez, pas rreth katër orëve panik në Paris, ka marrë fund edhe pengmarrja e dytë, në një dyqan të madh ushqimor në pronësi të një hebreu në Vincennes, lagje periferike e Parisit. Policia ndërhyri duke lënë të vrarë autorin Amedy Coulibaly, i njohur me dy vëllezërit që shkaktuan masakren në të përjavshmen satirike "Charlie Hebdo".

Por, këtë herë, mësohet se katër pengje të tij kanë humbur jetën, tre prej të cilëve janë vrarë nga Amedy përpara se të ndërhyhej nga policia, ndërsa një tjetër është vrarë gjatë ndërhyrjes. Gjithashtu raportohet se në gjendje të rëndë janë edhe katër persona të tjerë. Ndërkaq policia bën me dije se, bashkë me Amedy Coulibaly, duhet të ketë qenë edhe një tjetër pengmarrës, i cili ka qëlluar ndaj policies, pork a arritur të largohej. Konfirmohet se pengmarrësi i dytë ishte mashkull, duke hedhur poshtë dyshimet e para se Amedy po vepronte bashkë me të fejuarën e tij.

Share This Video


Download

  
Report form