Trageti në flakë hyn në ujërat shqiptare, ankth për 367 vetë

Shqiptarja.com 2014-12-28

Views 27

KORFUZ - “Norman Atlantic”, trageti italian me 478 persona në bord, mes të cilëve 25 shqiptarë, prej orëve të para të mëngjesit u përfshi nga flakët, si pasojë e një incidenti në garazhin e anijes, shkaqet e të cilit mbeten ende të paqarta. Trageti ishte nisur nga Igumenica e Greqisë me destinacion final Ankonën e Italisë, ndërsa alarmi SOS u dha rreth orës 04:30 kur trageti ndodhej rreth 16 milje në veri-perënim të ishullit Sazan.

Në një superoperacion shpëtimi, në të cilin janë përfshirë autoritetet italiane, shqiptare dhe greke, deri më tani është mundësuar evakuimi i 111 personave, ndërsa 367 të tjerë qëndrojnë në ankth në pjesët e sipërme të tragetit. Anijet e shpëtimit, edhe pse ndodhen përreth tragetit e kanë të vështirë të bëjnë shpëtimin e pasagjerëve në traget, për shkak të dallgëve që shkojnë mbi 7 ballë. Trageti është duke u zhvendosur drejt brigjeve shqiptare në mënyrë të pakontrolluar nga forcat e shpëtimit.

Flakët e zjarrit ranë në katet e poshtme të tragetit, në pjesën e depos dhe arritët të shuhen pas mëse 6 orësh operacion. Për shpëtimin e pjesëtarëve në bordin e tragetit u përfshinë 7 anije, mes tyre edhe “Butrinti” nga Shqipëria, 5 helikopterë shpëtimi të ushtrisë greke, por edhe një avion “C-130” për mbështetje kërkim-shpëtimi.

422 prej tyre janë pasagjerë, mes tyre gra e fëmijë dhe 56 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa trageti mbante edhe 222 automjete. Kushtet atmosferike e bëjnë mjaft të vështirë operacionin e shpëtimit ku këtë të dielë deti karakterizohet nga dallgë të mëdha dhe erëra të forta.

Share This Video


Download

  
Report form