"Beni ecën vetë" është film shqiptar i prodhuar nga
Kinostudio Shqipëria e Re.1975
Nga kujdesi i tepruar i prindërve, Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë. Xhaxha Thomai që vjen nga fshati e merr me vete dhe për herë të parë Beni gjendet pa kujdesin e prindërve. Beni për herë të parë jeton në familjen e xhaxhait dhe i duhet të mësojë shumë gjëra të reja. Për ta ndihmuar të kalojë frikën dhe të ambientohet e ftojnë të marrë pjesë sëbashku me fëmijët e tjerë në një piknik. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës, duke larguar frikën dhe mendimet negative të fëmijërisë.
Aktorët në role
Herion Spiro, Beni
Pandi Raidhi, Xhaxha Thomai
Dhorkë Orgocka, Teto Ollga
Yllka Mujo, Leta,nena e Benit
Gjergj Sollaku, Goni
Koço Guda, Vaso
Selma Sotirllari, Jeta
Genc Anastasi
Adrian Laperi
Role episodike
Zhani Ziçishti......Babai i Benit
Ema Shteto......Drita