Zhduken 3 të rinj në Malësi të Madhe, babai i Klement Pepajt akuza: Dyshoj se e ka vrarë kushëriri

Report TV 2020-12-24

Views 17

Tre kushërinj janë zhdukur në Malësinë e Madhe. Denoncimi është bërë nga vëllai i një prej të tyre.

Sipas disa burime personat e zhdukur janë Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20 nëntor 1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe, Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15 janar 1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17 shtator 1995. Klement dhe Danjel jane kushërinj me njëri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe të afërm të Vilson Çutajt.

Ata kanë humbur kontaktet rreth orës 15:00 të datës 3 tetor me familjarët ndërkohë që dje kanë bërë denoncimin në Policinë e Malësisë së Madhe. Policia deri më tani dyshon se zhdukja e tyre ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike por ende nuk është bërë asgjë e qartë.

Babai i Klement Pepaj është shprehur për mediat se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt në dijeninë e prindërve. Por i ati dyshon se ai është vrarë nga Danieli kjo pasi banorë të zonës e kanë parë këtë të fundit të qarkullonte me automatik.

Sipas prindërve, Klementi kishte një vit që ishte kthyer nga Zvicra pasi ishte ekstraduar prej andej dhe aktualisht punonte në një kioskë. Një ditë përpara se të raportohej i zhdukur, Klementi kishte dalë me Vilsonin për kafe por nuk ishin kthyer më.

Babai, Nush Pepaj i bën thirrje Ministrit të Brendshëm që të angazhojë të gjithë strukturat e policisë për të bërë të mundur gjetjen e djalit të tij.

"Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe,  ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe,  se  me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe" - njofton policia.

Policia ka nisur kontrollet në të gjithë territorin pasi dyshojnë se janë vrarë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS