Lajme Arkiva 2000
Ndryshimet e fundit në kabinetin Meta janë mbështetur nga kryesocialisti Nano. Sipas tij ndryshimet motivohen me ritme më të shpejta që duhet të marrë qeverisja ku kanë mbetur shumë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare.
Fatos Nano: Ato reflektojnë përshtatje më të mirë të drejtuesve të digasterve të ndryshme me kërkesat e këtij 8-mujori që na çon në zgjedhjet e përgjithshme dhe me aftësitë personale të emrave të rinj që lëvizin apo integrohen.
Gazetari: Ky ishte një vendim i Kryeministrit Meta apo kishte ndikim dhe nga partia?
Fatos Nano: Kjo nuk është një çeshtje e rëndësishme sepse nëse do e quaja një shpikje të madhe këtë gjë nuk është e tillë. Shpikjet e mëdha nuk kanë nevojë për emra të përveçëm, është e përbashkët.
Gazetari: Do të kemi të tjera ndryshime?
Fatos Nano: Kjo çeshtje nuk është objekt bastesh. Pra ndryshimet nuk janë qëllim në vetvete dhe siç kemi treguar me maturinë dhe përgjegjësinë tonë sa herë që është shfaqur nevoja për ndryshime ne nuk kemi hezituar t'i bëjmë ato./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/