Wake Up/ Ministrja e Kulturës: Monumentet ku do të ndërhyhet me 40 mln eurot e BE-së

Top Channel Albania 2020-12-24

Views 1

Ministria e Kulturës ka nënshkruar marrëveshjen ?EU4Culture? si një përgjigje e menjëhershme dhe afatgjatë për rindërtimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti. Programi prej 40 milionë eurosh i Delegacionit të BE-së, synon të ndreqë këto pasoja përmes rindërtimit, riaftësimit dhe fuqizimit të vlerave të trashëgimisë shqiptare për rigjallërimin e tyre, në rreth 50 monumente ku do të ndërhyhet. Sipas përllogaritjeve të dëmeve në monumentet e kulturës, Galeria Kombëtare e Arteve kishte nevojë për 29 milionë lek rimëkëmbjeje, ndërsa studimi i projektimit shkonte në 2 milion lekë. Ndër institucionet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit, kryesisht në zonën e Durrësit dhe të Tiranës, ishte edhe Muzeu Historik Kombëtar, që në vlerësimet e ekspertëve teknikë kishte nevojë për 22 .2 milionë lek për rimëkëmbje, ndërsa vlera e projektit të emergjencës shkonte në 2.6 milionë lek dhe studimi i projektimit 1.5 milionë.
Ndërkohë që në total, nevoja për rimëkëmbjen e 35 monumenteve të Kulturës, ndër to Teatri i Kukullave, Akademia e Shkencave, Biblioteka Kombëtare, Kalaja e Durrës, ajo e Krujës, godina e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, Kalaja e Rodonit dhe Kisha e Shna Ndout e shumë të tjera, kapnin shifrën e 699 milionë lekëve, për rimëkëmbje.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form