Reja lë jashtë 5 titullarë kuqezi/ Rinovohet kombëtarja - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Revolucioni kuqezi ka nisur në heshtje në kombëtaren shqiptare teksa mesditën e kësaj të shtune trajneri Edi Reja bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar për 3 sfidat e tetorit: në fillim miqësorja me Armeninë e më pas dy takimet e tjera me Kazakistanin dhe Lituaninë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.Ajo që bie sy dukshëm është mungesa e 5 titullarëve si Hysaj, Cikalleshi, Balaj, Roshi, apo Sadiku. EDI REJATRAJNERI I KOMBËTARES SHQIPTARE ?Është e vështirë t?i lënë lojtarët të lirë. Kemi folur me Napolin edhe tani kanë dalë me COVID-19 disa lojtarë. Më kanë kërkuar të mos e marrim Elseid Hysajn. Jemi në situatë të vështirë, sepse edhe pandemia, edhe lufta në Armeni.?Roshi është dëmtuar nga informacionet që kam. Cikalleshi nuk është në formën e tij më të mirë. Balaj e njoh, nuk kam çfarë të shoh, kam vendosur ta lë në shtëpi. Ka qenë projekt me Federatën që të synojmë 2024-ën, por pa lënë mënjanë dhe eliminatoret e Ligës?. Reja sqaroi se edhe pas disfatës me Lituaninë, kombëtarja vijon të ketë të njëjtin objektiv EDI REJATRAJNERI I KOMBËTARES SHQIPTARE ?Dua të marr maksimumin në çdo ndeshje, nuk e di gjendjen e kundërshtarëve. Me Lituaninë humbëm në mënyrën më të keqe, por duhet të theksoj se përtej humbjes me Francën, me Turqinë dhe Lituaninë kemi humbur për gabimet tona individuale. Pas çdo fitoreje të jemi me këmbë në tokë, të mos përfshihemi nga entuziazmi. Sikur të fitonim njërën ndeshje dhe të mos humbisnim tjetrën, do të isha i kënaqur se do të kishim akoma vendin e parë. ? Djemtë e rinj në skuadër tregon se lista do të jetë dhe një projekt i së ardhmes por sipas teknikut Reja, përfaqësuesja shqiptare e ka një 11-she titullarë. EDI REJATRAJNERI I KOMBËTARES SHQIPTARE ? E kam 11-shen fikse. Përveç Veselit dhe Mihajt që kanë bërë rotacione. Dua ta shikoj dhe Kumbullën në fushë. Është i njëjti formacion që nuk ka shumë ndryshime. Manaj dhe Cikalleshi, Broja dhe Vrioni janë paraqitur mirë dhe dua t?i provoj. Memushaj ka patur probleme fizike. Në mbrojtje shoh se kemi grup të mirë. ? Shqipëria do të luaj miqësoren e parë në datën 7 tetor në Armeni ndërsa dy sfidat e vlefshme për Ligën e kombeve janë në 11 tetor në Kazakistan dhe 3 ditë më vonë në Lituani.

Share This Video


Download

  
Report form