Nënsekretari amerikan: Shqipëria, model për 5G kundër Kinës - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-24

Views 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare dhe ajo amerikane nisën një kapitull të ri bashkëpunimi, ku në fokus është zhvillimi ekonomik, kryesisht në energji dhe teknologji.Marrëveshjet e arritura mes dy vende u konkretizuan pas vizitës së nënsekretarit për rritjen ekonomike dhe energjinë Keith Krach në Tiranë.Një ndër veprat më të mëdha që do të finalizohet nga SHBA, është hidrocentrali i Skavicës një objekt energjetik i rëndësisë së veçantë që do të rikthejë në Shqipëri kompaninë amerikane Bektel.Kryeministri Rama dha detaje nga marrëveshja: Nxisim bizneset të vazhdojnë në këtë biznes, ku qeveria amerikane hedh hapin e parë, duke u futur dhe angazhuar vetë për të mbështetur me ekspertizën dhe teknologjinë e vet, si dhe me financimin, për ndërtimin e Skavicës. Kam parasysh impaktin e madh që do të ketë ky hap, por edhe hapat e tjerë të kompanive amerikane. Për ne paraja që vjen për t?u investuar në Shqipëri nuk është një para që vlen njësoj si kur vjen nga një vend mik, si kur vjen nga vende që nuk hyjnë ndër miqtë tanë më të preferuar dhe nuk janë aleatë strategjikë të Shqipërisë. Është projekt i rëndësishëm, nuk mund të kishte zgjedhur partner më të mirë për ndërtimin. Skavica do ti sjellë Shqipërisë energji shtesë. Ky projekt historik do jetë pasuri kombëtare për popullin e Shqipërisë?, - tha ndër të tjera zyrtari amerikan. Skavica pritet të kushtojnë rreth 500 milion euro. Ky është një projekt strategjik që është premtuar nga çdo qeveri ndër vite. Ndërkohë, zyrtari i lartë amerikan e vuri theksin edhe tek garancia që po jep Shqipëria në përdorimin e rrjeteve të sigurta të telekomunikacionit siç është teknologjia 5G. ?Ka një kërcënimi të privatësisë së të dhënave intelektuale dhe sigurisë kombëtare. Ky kërcënim vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinjë, Partia komuniste kineze. Mbështetja juaj e hapur në përkrahje të rrjeteve të sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë. Është një model. Ashtu si zyrtarët e NATO dhe BE-së me të cilët kam folur e kuptojnë se aleanca transatlantike është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët. Janë të gjithë të vendosur të refuzojnë të gjithë këto mjete që shërbejnë si mundësi për të survejuar vende të tjera. Shqipëria është një vend i rrugës së pastër.-tha zyratri amerikan Gjatë vizitës në Tiranë, nënsekretari amerikan për rritjen ekonomike dhe energjinë Keith Krach zhvilloi një takim edhe me presidentin e republikës, Ilir Meta.

Share This Video


Download

  
Report form