Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kodrat e fshatit Dukat në Vlorë.
Era e fortë nuk po favorizon zjarrfikëset dhe punonjësit e zonave te mbrojtura, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e tyre.
Shkak i vështirësive në ndërhyrje është bërë edhe terreni malor.
Në këto momente në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për neutralizimin e situatës.