Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se ajo që premton opozita është e pabesueshme pasi ka lënë në mes të gjitha kauzat e saj duke i tradhtuar qytetarët.
?Pyetja ime për Lul Bashën është: Premtoi që do të bënte harakiri për Astirin, pse e la protestën? A mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve? Unë jam gati ta provoj këtë. Kam fituar çdo gjyq për shpifje. Pra, nëse një nga biznesmenët jep makinë, ai e lë protestën. Pse e la protestën e Rrugës së Kombit? Çfarë mori që e la protestën? Pse e la protestën për Farkën? Sa vila mori tek fshatrat e të pasurve në Lundër? Sa vila mori? Deri dje, ai që bënte vila ishte oligark. Pse i lënë këta të gjitha protestat??.
Në një takim me Asamblenë e Socialistëve të Njësinë 2 në Tiranë, Veliaj tha se partia e tij është e vetmja që e përdor mandatin për qytetarët.
?Çfarë garancie kanë ata që votuan për PD dhe për LSI, që s?do ikin prap? Një votë ke. Ke një shans të marrësh në punë dikë që do të drejtojë dhe nëse e bën njëherë, çfarë garancie kanë votuesit që ata s?do ikin prapë. Ata e lënë lojën në mes. I keni parasysh ata fëmijët në lagje që pasi i ke rrahur, thonë ika: E kuptoni se ne kemi fëmijë në krye të partive të tjera. Ne kemi disa njerëz që në rastin më të mirë flenë gjumë dhe në rastin më të keq ikin fare nga loja. Pse duhet të votojë dikush për PD apo LSI, në momentin që ata e lënë lojën në mes? Pse duhet të votojë dikush Lul Bashën kur ne e provuam në Tiranë?.
Veliaj u kërkoi anëtarëve socialistë të nisin fushatën për të mbledhur sa më shumë njerëz për të marrë një mandat të tretë qeverisës.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/