Top News - PS paraqet propozimet/ Ul pragun, s`lëviz për koalicionet

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Partia Socialiste propozoi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet e saj në draftin për Kodin Zgjedhor. Duke argumentuar se propozimet per ndryshime ne draftin fillestar jane formule e kompromisit mes paleve, PS merr aty ne konsiderate uljen e pragut që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve nga 3% në 1%. Qëllimi I një lëvizjeje të tillë sipas saj është arritja e një konsensusi sa më të gjerë. Sa i takon shpërndarjes së mandateve për kandidatët fitues të listë, parashikohet që renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se HERËSI që del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti sipas nenit 162 të këtij Kodi, por JO MË SHUMË SE 10,000 VOTA. Ndryshimi i tretë ka të bëjë me detyrimin për RI-RËNDITJEN E PJESËS SË PARË TË LISTËS që korespondon me mandatet e fituara ashtu sikurse ri-renditjen e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale. Ndryshimi i katërt parashikohet në nenin 67, ku përcaktohet se kryetari i partisë garuese në zgjedhje kur ajo konkuron e vetme, ose partisë udhëheqëse të koalicionit kur garojnë disa parti sëbashku në një listë, mund të regjistrohet njëkohësisht deri në katër zona zgjedhore. Në draftin e PS-së sakaq, të gjitha nenet e tjera të amendamenteve, përfshirë ato që kanë të bëjnë me përkufizimin për koalicionet mbeten të njëjta me propozimin fillestar të saj, të bërë publik e të depozituar në Kuvend.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KomisioniLigjeve#KodiZgjedhor#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS