Institucionet shtetërore vijojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në buxhet. Sipas auditimit të kryer nga KLSH në 6-mujorin e parë të vitit dëmi i shkaktuar në mbledhjen e të ardhurave, në shpenzime, si dhe në respektimin e ligjeve financiare arrijnë në 35.8 milionë euro. Tatim-taksat, doganat dhe prokurimet kanë sjellë humbjet më të madha.