100 mesues te rinj do t?i shtohen shkollave ne vend, gjatë periudhës së pandemisë. Vendimi i ri per vitin shkollor 2020-2021, u miratua sot me vendim të Këshillit të Ministrave. Kete lajm e ka bere te ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ne takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore.
Ministrja Kushi ka zbardhur detaje nga takimi me punonjesit arsimore, ku sipas saj u diskutua mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe.
Behet e ditur se ministrja u ka kerkuar drejtuesve te drejtorive rajonale që akoma me më tepër përkushtim të mbajnë në vëmendje maksimale respektimin e masave anti-COVID në çdo institucion arsimor, si dhe të shtojnë përpjekjet dhe inspektimet në terren, në mënyrë që të garantohet se rregullat zbatohen nga të gjithë.
Sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, ka theksuar ministrja Evis Kushi, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për të kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mesimi#TopChannel