Lideri liberal flamand, alexander de croo, do të jetë kryeministri i ri i belgjikës, në krye të një qeverie koalicioni të përbërë nga shtatë parti. Lajmi është njoftuar të mërkurën, plot 16 muaj pas zgjedhjeve në vend. Rivali socialist i de Croo, paul magnette, konfirmoi se partitë kanë zgjedhur ministrin 44 vjecar të financave si kryeministër. Ai do të bëjë vetimin të enjten para mbretit të belgjikës.
Duke zgjedhur një kryeministër flamand, qeveria e ardhshme shpreson të balancojë faktin se baza e saj parlamentare do të variojë nga partitë frengjishtfolëse e deri tek grupet hollandisht folëse në opozitë.
Belgjika nuk ka një shumicë qeverisëse prej 21 muajsh, që nga kolapsi qeverisë së ish kryeministrit Charles Michel dhe kanë kaluar 493 ditë që nga zgjedhjet në vend, që nuk arritën të zgjidhnin krizën. Liderët e shtatë partive u takuan mëngjesin e të mërkurës për të diskutuar mbi një program qeverisës si edhe emrat e anëtareve të kabinetit që do ti prezantohen mbretit Philippe.
Belgjika në fakt ka një histori të gjatë destabiliteti politik dhe më herët ka qëndruar pa qeveri për 541 ditë në vitin 2010 dhe 2011.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Belgjika#TopChannel