#rtvora #rtvoranews
Familja e Tahir Muratit nga fshati Fushë Milot në Kurbin apelon për rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit. Prej gati një viti në çadër familja tregon tmerrin e të jetuarit në çadër në këto ditë të para të vjeshtës.
Prej gati 1 viti, familja e Tahir Muratit nga fshati Fushë Milot në Kurbin, jeton në çadër.
?Në çadër po bëhet viti, që nga tërmeti i 26 nëntorit, çfarë bie përjashtë, bie brenda.?
Me ofrimin e dimrit jetesa në çadër bëhte dhe më e vështirë.
?Çadra është për një kamping, një ose dy javor, nuk është për të jetuar në kushte natyrore, me dimër të ftohtë e verë të nxehtë. është tepër e vështirë. Ne e dimë se çfarë po heqim.?
Kryefamiljari Tahir Murati është duket se i ka humbur shpresat ndaj shtetit të cilët nuk kanë marrë asnjë masë edhe pse kanë kaluar një vit nga tërmeti shkatërrues.
?Presim vendimin e qeverisë dhe ministrisë së rindërtimit. Ministria po hesht, bashkia është e pafuqishme.?
Edhe pse shtëpia është e dëmtuar dhe e rrezikshme për të jetuar, gjyshja e shtëpisë, 79 vjeçe jeton aty duke rrezikuar jetën.
?Kam ndenjur në atë dhomë, jo në çadër.?
Kjo familje e përbërë nga 6 anëtarë apelon per ndertimin e banesës së dëmtuar nga tërmeti pasi dimri po afron dhe jetesa në çadrën verore që kanë, është pothuajse e pamundur. Jetesa në çadër është e vështirë dhe për të mësuar fëmija e tyre që është në klasë të 4.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/te-pashprese-per-rindertimin-prej-rreth-1-viti-familja-murati-ne-fushe-milot-jeton-ne-cader/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv