Report TV - 'Shalqi me provë?!' Basha i përgjigjet Ramës: Mos iu shamng përgjegjësive me batuta!

Report TV 2020-12-23

Views 3

Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për mediat sqaroi se plani ekonomik i paraqitur ditën e djeshme nuk është ai elektoral. Ai tha se ky është plani i rimëkëmbjes ekonomike nga ndikimi i pandemisë së koronavirusit.

Basha i bën thirrje kryeministrit që të lërë "palaçollëqet" dhe të fokusohet në rimëkëmbjen e bizneseve dhe ekonomisë së Shqipërisë."Drejtimin e ka një njeri që në vend që t'i vijë në ndihmë njerëzve, bën sharlatanin. Tavolinat e shqiptarëve janë boshatiur nga vendimet e tij. Sipërmarrja shqiptare po vuan, është në kufij të ekzistencës. Dua ta them, plani ynë i rimëkëmbjes anticovid nuk është programi ynë elektoral. Është kërkesë për qeverinë që të lërë vjedhje këto 6 muajt e fundit dhe të çojnë lekët aty ku është nevoja. Duhet të kemi një mekanizëm fruymëmarrje për biznesin. Duhet të shtrihet dhe të konceptohet në kohë. Nuk kam ardhur për planin elektoral. Këto 6 muaj do të jenë më të vështira se muaj që kaluam. Faturën nuk e paguajnë qeveria, Rama me ministrat e veta por e paguajnë shqiptarët. Nuk i hedh sy njeriu duke u sjellur si palaço. Urgjentisht plani që kemi hartuar ne duhet të vendoset në zbatim. Përgjigja e djeshme ishte ajo e një njeriu të papërgjegjshme. Thirrja ime në terren, biznesi ka nevojë për ndihmë" - tha Basha

Basha nuk harroi të akuzonte sërish kryeministrin se po kopjon planin e PD-së për heqjen e inspektorë nga terreni, gjë që sipas Bashës e ka premtuar selia blu.

Share This Video


Download

  
Report form