Më 27 korrik të këtij viti Regjisori Edmond Budina i adresoi publikisht një kërkesë kryeministrit Edi Rama për të mbajtur një shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar. Në rast të refuzimit të kërkesës, Budina premtoi se do ta mbante shfaqjen, në një tjetër vend, të lirë e të pazaptuar.
Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Budina vendosi të gjente strehë në Presidencë. Shfaqjen që pati premtuar se do ta mbante në një territor të lirë, e mbajti përpara Kreut të Shtetit.
?Me qenë se të gjitha hapësirat publike janë të pushtuara prej atyre që shembën trashëgiminë kulturore shqiptare, Teatrin Kombëtar, dhe meqenëse Kryeministri nuk më lejoj t'a shfaq në truallin e Teatrit Kombëtar, mendova që shfaqen time t'a realizoj në të vetmin vend publik të lirë që ka mbrojtur dhe mbron trashëgiminë kulturore, në ambientet e Presidencës së Republikës. Për këtë falenderoj Presidentin e Republikës, Zotin Ilir Meta, dhe stafin e tij për mikpritjen. Në këtë zgjedhjen time personale padyshim ka ndikuar qëndrimi i Presidentit në mbrojtje të trashëgimisë kulturore kombëtare, ruajtjes së Kushtetutës dhe bashkimit kombëtar?, tha Budina.
Monodramën ?Profeti i Kokoshkave? të mbrojtësit të Teatrit Kombëtar, Meta e shfrytëzoi edhe për të dhënë një mesazh politik. Nëpërmjet fjalëve të regjisorit,